KORÇË –Në qytetin e Korçës ka nisur restaurimi i një godine të vjetër me vlera historike, e njohur si dyqani i Rakos tek Pazari i Korçës. Kjo godinë e rrënuar ishte kthyer në një vend grumbullimi plehrash, në një kohë kur ajo fshihte tipare të mrekullueshme të fshehur për aq e aq vite.

Sipas Bashkisë së Korçës, ish-dyqani i Rakos do të kthehet në një nga godinat më të bukura të Pazarit të Vjetër të Korçës, që po rimerr shkëlqimin e dikurshëm. 4 milionë USD të bashkëfinancuara nga Qeveria shqiptare dhe AADF-ja do t’i rikthejnë, Pazarit, shkëlqimin e dikurshëm dhe qytetit, një prej vlerave më të spikatura të tij.

(ar.sh/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb