KORÇË

Dy protestues janë shoqëruar nga policia në Korçë, ndërsa janë mbajtur të bllokuar dy autobusë. Lajmi bëhet i ditur nga kreu i PD në Korçë Andrea Mano, i cili akuzoi policinë se po ushtron presion mbi protestuesit.

Sipas Manos, dy protestuesit Artur Keci dhe Klement Karafili, ky i fundit ish-polic po mbahen pa asnjë arsye të shoqëruar ndërkohë që policia nuk ka dhënë asnjë sqarim pse u shoqëruan.

Protestuesit janë ndaluar në një postbllok policie në hyrje të qytetit, në autobusin me të cilin po udhëtonin drejt Tiranës.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb