KORÇË

Një aksident ka ndodhur pak minuta më parë në kryqëzimin e ish-NPV në qytet, ku një mjet ka përplasur një këmbësor rreth moshës 65 vjeç dhe për pasojë ka marrë plagë të shumta.


Gazetarja e “BalkanWeb”, Lorena Kodra raporton se  65-vjecari është transportuar në spital ku po merr mjekimin përkatës.

Ndërkohë drejtuesi i mjetit është larguar nga vendi i ngjarjes dhe policia po punon për zbardhjen e rrethanave dhe kapjen e autorit, i cili tashmë është identifikuar.

(n.m/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: