KORÇË

Policia ka vënë në pranga autorët e plagosjes së të riut në qytetin e Korçës.  Sipas policisë, të arrestuarit janë shtetasit me iniciale A.K, 18 vjeç (i dënuar më parë), M.J., 28 vjeç dhe I.A., 32 vjeç.

Të tre të arrestuarit në bashkëpunim me njëri tjetrin pas një zënke të momentit qëlluan me thikë 24-vjeçarin, Armando Trimin. Ngjarja u shënua mbrëmë pranë tregut të qyteti juglindor.

“Në lagjen nr 17, prapa tregut të shumicës në Korçë, shtetasi A.T, rreth 24 vjeç, dyshohet të jetë dëmtuar me mjet mprehës nga dy shtetas të tjerë, gjatë një konflikti për motive të dobëta midis tyre. Shtetasi A.T, aktualisht ndodhet në Spitalin e Korçës nën kujdesin e mjekëve.

Policia ka identifikuar dy autorët e dyshuar të ngjarjes dhe po punon për kapjen e tyre.Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes”-thuhet në njoftim.

(n.m/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: