KORCE

5 km rrugë e degraduar u ka vështirësuar jetën banorëve të fshatit Lubonjë të cilet janë mbledhur për të protestuar në rrugën kryesore që lidh fshatrat Lubonjë-Rehovë-Roshajn.

Protesta ka nisur orët e para të mëngjesit, banorët kanë bllokuar rrugën dhe automjetet e kompanisë ‘Tap’ duke mos lejuar mjetët te vazhdojnë aktivitetin e tyre.

Mungesa e rrugës prej vitesh dhe premtimet boshe nga kompania u ka vështirësuar jetën banorëve të cilët përballen çdo ditë e me shumë me vështirësitë ekonomike dhe aktivitetet e tyre të përditshme.

  • foto galeri
  • foto galeri

 

Rruga për të cilën kompania u premtoi se do të asfaltohej jo vetëm që nuk u realizua por mjetet e tonazhit të rëndë e kanë degraduar në atë mënyre sa që banorët nuk munden të kenë një jetesë normale ku mbizotëron pluhuri dhe gropat. Protesta zgjati për rreth 3 orë ndërkohë që banorët u shprehen se do të protestojnë derisa të ketë një zgjidhje për ta.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: