KORÇË- Gjykata e Korçës ka dhënë vendimin për 7 persona të përfshirë në trafikimin e rreth 70 kg kanabis që u kap gjatë operacionit të koduar “Velçani”. Po kështu mësohet se janë dënuar me gjobë për “Moskallëzim krimi” 4 persona të tjerë.

Vendimi është dhënë sot nga Gjykata e Rrethit Gjyqësor Korçë për 7 të pandehurit Mariglen Zaçellari; Mikel Cycllari; Mirsen Zacellari; Kristjano Tota; Geront Latollari; Nikola Blaceri; Xhuljano Salaj; Rixhens Gorosela; Martin Kreka; Enrik Bonollari; Florenc Leka.

VENDIMI I GJYKATËS
1. Deklarimin fajtor të të pandehurit Mariglen Bexhet Zacellari, për veprat penale të “Prodhimit dhe shitjes së narkotikeve” dhe “Kultivimit të bimëve Nnarkotike”, të parashikuara nga nenet 283/2 te K.Penal dhe 284/2 te K.Penal, dhe ne aplikim te nenit 406/1 te K.Penal, dënimin përfundimtar të tij me 8 (tetë) vjet burgim.

2. Deklarimin fajtor të të pandehurit Mikel Roland Cycllari, për veprat penale të “Prodhimit dhe mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe e municionit”, “Prodhimi dhe shitjes së Narkotikëve” si dhe “Kultivimit të bimëve narkotike” tëparashikuara nga nenet 278/2, 283/2 dhe 284/2 te K.Penal dhe në aplikim të nenit 406/1 te K.Penal, dënimin përfundimtar të tij me 7 (shtatë) vjet e 4 (katër) muaj burgim.

3. Deklarimin fajtor të të pandehurit Mirsen Nefail Zacellari, për veprat penale të “Prodhimit dhe mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe e municionit”, “Prodhimit dhe shitjes së Narkotikëve”, si dhe “Kultivimit të bimëve narkotike”, të parashikuara nga nenet 278/2, 283/2 dhe 284/2 të K.Penal, dhe në aplikim te nenit 406/1 te K.Penal dënimin përfundimtar të tij me 7 (shtatë) vjet e 4 (katër) muaj burgim.

4. Deklarimin fajtor të të pandehurit Kristjano Shkëlqim Tota për veprat penale të “Prodhimit dhe mbajtje pa leje e armëve luftarake dhe e municionit”, “Prodhimit dhe shitjes së narkotikëve” të parashikuara nga nenet 278/2, 283/2 të K.Penal, dhe në aplikim të nenit 406/1 të K.Penal dënimin përfundimtar të tij me 6 (gjashtë) vjet burgim.

5. Deklarimin fajtor të të pandehurit Geront Astrit Latollari për veprën penale të “Prodhimit dhe shitjes së Narkotikeve” të parashikuar nga neni 283/2 i K.Penal dhe në aplikim të nenit 406/1 të K.Penal dënimin përfundimtar të tij me 4 (katër) vjet e 8 (tetë) muaj burgim.

6. Deklarimin fajtor të të pandehurit Nikola Arefi Blaceri për veprën penale të “Prodhimit dhe shitjes së Narkotikëve” të parashikuar nga neni 283/2 i K.Penal, dhe në aplikim të nenit 406/1 te K.Penal dënimin përfundimtar të tij me 5 (pesë) vjet burgim.

7. Deklarimin fajtor të të pandehurit Xhuljano Pellumb Salaj për veprën penale të “Prodhimit dhe shitjes së Narkotikëve” të parashikuar nga neni 283/2 i K.Penal dhe në aplikim te nenit 406/1 te K.Penal dënimin përfundimtar të tij me 5 (pesë) vjet burgim.

8. Deklarimin fajtor te të pandehurit Rixhens Hysni Gorosela për veprën penale të “Moskallëzimit të krimit” të parashikuar nga neni 300 i K.Penal dhe në aplikim të nenit 406/1 te K.Penal dënimin përfundimtar të tij me 160 000 lekë gjobë.

9. Deklarimin fajtor të të pandehurit Martin Valter Kreka për veprën penale të “Moskallëzimit të krimit” të parashikuar nga neni 300 i K.Penal dhe në aplikim të nenit 406/1 te K.Penal dënimin përfundimtar të tij me 160 000 lekë gjobë.

10. Deklarimin fajtor të të pandehurit Enrik Eqerem Bonollari për veprën penale të “Moskallëzimit të krimit” të parashikuar nga neni 300 i K.Penal, dhe në aplikim të nenit 406/1 te K.Penal dënimin përfundimtar të tij me 160 000 lekë gjobë.

11. Deklarimin fajtor të të pandehurit Florenc Xhemzi Leka për veprën penale të “Moskallëzimit të krimit” të parashikuar nga neni 300 i K.Penal dhe në aplikim të nenit 406/1 të K.Penal dënimin përfundimtar të tij me160 000 leke gjobë.

(m.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb