(Në foto banesa e djegur dhe dy prej viktimave)
KORCE- Një zjarr i rënë në banesë ka shkaktur vdekjen e një nëne dhe 2 fëmijëve të saj në qytetin e Korçës.

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 03:00 të së enjtes në afërsi të Liceut. Si pasojë e zjarrit ka humbur jetën Esmeralda Cicani 52 vjeçe dhe dy fëmijët e saj Kristina Cicani 20 vjeçe dhe djali Tedi Cicani 18 vjeç. Të tre viktimat po flinin bashkë në katin e parë të banesës kur ra zjarri.

Zjarrfikëset të cilat kanë shkuar në vendngjarje kanë arritur të nxjerrin trupat e 3 viktimave. Ndërkohë mëngjesin e sotëm, policia e Korçës dha detaje për ngjarjen. Sipas bluve të këtij qyteti, shkak për zjarrin që shkrumboi katin e parë të banesës, dyshohet një shkëndijë elektrike.

Dyshimet e para janë se nëna dhe 2 bijtë e saj kanë gjetur vdekjen nga asfiksia.

Policia ndërkaq po vijon hetimet heton për zbardhjen e shkaqeve të rënies së zjarrit në banesë, që mori 3 jetë të pafajshme.

(g.b/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: