Nga: ZONJA KATERINA

1 palë zorrë
1 lugë gjalpë
1-2 lugë vaj ulliri
Bishta qepësh
Kripë, piper, nenexhik

Vendosim një tenxhere me ujë dhe pak kripë të vlojë. Sapo uji të marrë valë vendosim kordhëzën të ziejë për 5 minuta. E heqim kordhëzën dhe e vendosim në një tavë së bashku me pak nga lëngjet e zierjes. E lyejmë me gjalpë, kripë dhe piper dhe e vendosim në furrë në temperaturën 180-200 gradë Celsius për 10-15 minuta nga njëra anë dhe për 20 minuta nga ana tjetër. Pasi të jetë gati e servirim me një salcë të përgatitur me bishta qepësh të grira imët, nenexhik dhe vaj ulliri.
(Vila24/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: