Me shijen e titullit ende të freskët, jo gjithçka ka shkuar si duhet pas festimeve në rrugët e Romës. Në disa momente gjatë festës, Kumbulla dhe jo vetëm u shfaqën me banderola thumbuese ndaj rivalëve lacial: “Lazial, ajër i rëndë në Tiranë”, ishte një parullë me të cilën Kumbulla u shfaq mbi autobus.

Të njëjtën gjë bëri edhe shoku i tij, Zalewski: “Lazial, mbyllni dritaret”. Në fakt këto ishin kundërpërgjigje ndaj ngacmimeve që i bënë ultrasit lacial përpara finales së Conference League.

Sipas mediave italiane, Prokurori i FIGC ka hapur një hetim ndaj këtyre episodeve, jo sportive të ndodhura gjatë festimeve në rrugët e Romës. Nuk janë bërë publik emrat por sipas mediave, një prej tyre është edhe Kumbulla. Të njëjtën gjë Prokurori i FIGC ka bëre edhe ndaj ekipit të Milan pas festës së titullit kampion.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: