Në Korenë e Jugut është formuar një grup pune për të ndaluar konsumimin e mishit të qenit, një zakon shekullor në vend.

Grupi i punës, i përbërë nga zyrtarë, ekspertë dhe organizata të ndërlidhura nga 7 agjenci qeveritare, përfshirë Ministrinë e Bujqësisë, u ngarkua për të kryer hulumtime dhe për të ofruar këshilla për ndalimin e konsumimit të mishit të qenit.

Autoritetet do të mbledhin informacione në lidhje me fermat e qenve, restorantet dhe objektet e tjera në këtë kontekst.

Edhe pse grupi i punës në fjalë është tentativa e parë për këtë temë në vend, qeveria ka bërë të ditur se ndalimi i mishit të qenit nuk është i sigurt.

Numri i restoranteve që shërbejnë mish qeni në Korenë e Jugut është në rënie, pasi të rinjtë humbasin interesin për mishin e qenit pasi që rritet popullariteti i kafshëve shtëpiake. Por, sondazhet e fundit tregojnë se shumica e njerëzve janë kundër ndalimit të mishit të qenit, edhe nëse nuk hanë mish qeni.

Në shtator, presidenti i Koresë së Jugut, Moon Jae-in, i njohur për dashurinë e tij për qentë, pyeti nëse ishte “koha për të menduar me kujdes” për ndalimin e konsumit të mishit të qenit gjatë një takimi me kryeministrin Kim Boo-kyum.

Mishi i qenit nuk është as ligjor dhe as i ndaluar plotësisht në Korenë e Jugut, ku rreth 1 deri në 1.5 milionë qen vriten për ushqim çdo vit.

Përveç Koresë së Jugut, mishi i qenit konsumohet edhe në Korenë e Veriut, Kinë dhe Vietnam.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb