Koreja e Veriut u ka kërkuar trupave të saj që të qëndrojnë pas liderit Kim Jong-un dhe të mbrojnë liderin me jetën e tyre.

Në përvjetorin e 10-të të marrjes së kompetencave si komandant i lartë i ushtrisë nga Kim, një artikull i botuar në gazetën “Rodong Sinmun”, botimi zyrtar i Partisë së Punës të Koresë së Veriut, thotë se ushtarët dhe komandantët duhet të jenë si një kështjellë e pathyeshme dhe mur antiplumb që mbron udhëheqësin verikorean me çmim të jetës së tyre.

Në artikull bëhet thirrje për ndërtimin e një ushtrie më moderne dhe më të avancuar që shërben si një mbrojtëse e besueshme e shtetit dhe e popullit.

Përveç kësaj, thuhet se njësitë ushtarake dhe njerëzit në Korenë e Veriut duhet të mbështesin udhëheqjen e Kim në mënyrë që të krijohet një shtet i fortë socialist.

Kim Jong-un është lideri suprem i Koresë së Veriut që nga viti 2011 dhe udhëheqësi i Partisë së Punës të Koresë (WPK) që nga viti 2012.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb