Korea e Veriut e ka quajtur testin e dy raketave të reja, një “paralajmërim solemn” kundër “luftënxitësve në Korenë e Jugut”.

Raketat me rreze të shkurtër u lëshuan në Detin e Japonisë, i njohur edhe si Deti Lindor, nga Wonsan në bregun lindor të Koresë së Veriut.

Udhëheqësi, Kim Jong-un, tha se vendi i tij ishte i detyruar të zhvillonte armë për “eliminimin e kërcënimeve të mundshme dhe të drejtpërdrejta”.

Ai tha se testi përfshinte një sistem të ri të armatimit taktik.
Komentet e Kimit, të raportuara në mediat shtetërore, vijnë pasi Veriu kritikoi një vendim nga Korea e Jugut dhe SHBA-ja, për të mbajtur stërvitje ushtarake muajin e ardhshëm.

Korea e Veriut e ka konsideruar stërvitjen si përgatitje për një pushtim.
Ky është testi i parë që nga takimi i udhëheqësit, Kim Jong Un dhe presidentit të SHBA-së, Donald Trump në Zonën e De-Militarizuar, një zonë që ndan Korenë e Jugut me atë të Veriut.

Rreth 29.000 ushtarë amerikanë janë të vendosur në Korenë e Jugut, sipas një marrëveshjeje të sigurisë të arritur pas përfundimit të luftës në vitin 1953.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb