Koreja e Jugut ka fituar një marrëveshje 3,88 milionë dollarëshe për të eksportuar teknologji të reaktorit bërthamor në Bangladesh.

Siç raportojnë mediat lokale, Instituti i hulumtimit të energjisë atomike i Koresë dhe Komisioni i energjisë atomike i Bangladeshit kanë nënshkruar një marrëveshje për të ofruar sisteme të instrumenteve digjitale dhe të kontrollit për reaktorin bërthamor hulumtues të Bangladeshit.

Sipas marrëveshjes, Instituti i hulumtimit të energjisë atomike i Koresë do të sigurojë dhe instalojë sistemet dxhitale dhe po ashtu do të monitorojë dhe kontrollojë reaktorin bërthamor.

Reaktori i trajnimit dhe hulumtimit në Bangladesh me tre megavat që u bë funksional në vitin 1986, tani po kalon modifikime për të azhurnuar sistemet e tij të vjetra analoge.//AA

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb