Koreja e Jugut ka miratuar përdorimin e vaksinës kundër COVID-19 prodhuar në vend.

Në deklaratën nga Ministria e Sigurisë së Ushqimit dhe Barnave thuhet se vaksina kundër COVID-19 e quajtur “SKYCovione” e zhvilluar nga kompania farmaceutike SK Bioscience është më efektive se AstraZeneca në krijimin e imunitetit ndaj infeksioneve.

Ministri i Sigurisë së Ushqimit dhe Barnave, Yu-Kyoung Oh tha se përdorimi i vaksinës është miratuar për personat e moshës 18 vjeç e lart. Ai theksoi se vendi i tij ka konfirmuar teknologjinë e zhvillimit të vaksinës.

Sipas tij, vaksina ka kaluar me sukses 3 faza klinike dhe pritet miratimi nga Organizata Botërore e Shëndetësisë që vaksinat t’u jepen vendeve të tjera.

Në vend në 24 orët e fundit janë zbuluar 10.437 raste me COVID-19 ndërsa me vdekjen e 7 personave nga virusi numri i përgjithshëm i vdekjeve ka shkuar në 24.537.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb