Koreja e Jugut ka mohuar furnizimin me armë vdekjeprurëse për Ukrainën, duke theksuar se kurrë nuk do ta kishte bërë këtë kundër Moskës.

Presidenti i Koresë së Jugut, Yoon Suk-yeol, iu përgjigj deklaratës së presidentit rus, Vladimir Putin, duke theksuar se vendi i tij ka ofruar vetëm ndihmë humanitare dhe paqësore për Kievin.

Siç raporton agjencia e lajmeve ‘Yonhap’, presidenti Yoon gazetarëve në Seul u tha se kanë ofruar ndihmë humanitare dhe paqësore për Ukrainën në solidaritet me komunitetin ndërkombëtar, por “asnjëherë armë vdekjeprurëse apo gjëra të tilla”.

“Por në çdo rast, është një çështje e sovranitetit tonë dhe unë do të doja që ju të dini se ne po përpiqemi të mbajmë marrëdhënie paqësore dhe të mira me të gjitha vendet në mbarë botën, përfshirë Rusinë”, theksoi ai.

Më herët, raporton agjencia ‘Yonhap’, presidenti Putin paralajmëroi se Rusia është në dijeni të vendimit të Seulit për të ofruar armë dhe municione vdekjeprurëse për Ukrainën dhe se veprime të tilla do të shkatërrojnë marrëdhëniet midis dy vendeve.

Në muajin prill të këtij viti, presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, kërkoi pajisje ushtarake nga Koreja e Jugut.

Megjithatë, Seuli refuzoi të ofrojë mbështetje ushtarake dhe tha se do të vazhdojë të ofrojë mbështetje humanitare për Kievin.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb