KOREJA E JUGUT

Koreja e Jugut, vendi shembull i luftës ndaj pandemisë muaj më parë sot po vuan nga rritja e shifrave të COVID-19 duke arritur në fundin e dhjetorit kulmin.

Autoritetet janë alarmuar prej variantit të ri të COVID-19 pasi rasti i parë u pikas këtë të hënë, i lidhur me Britaninë e Madhe nga u zbulua dhe varianti.

Menjëherë po bëhen përshpejtime për të nisur sa më shpejt programin e vaksinimit masiv ndërkohë që janë pezulluar të gjitha fluturimet me Britaninë e Madhe, kurse ata që vijnë nga Afrika e Jugut duhet me patjetër të kryejnë testin sapo prekin tokën koreane.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb