Koreja e Jugut premtoi sot 1,5 milion dollarë ndihmë financiare për të mbështetur palestinezët në krizën aktuale humanitare pas sulmeve vdekjeprurëse ajrore nga forcat izraelite në Rripin e Gazës, njoftuan mediat lokale.

Fondi do të përdoret për të ndihmuar viktimat e sulmeve 11-ditore të Izraelit ndaj civilëve arabë që filluan më 10 maj dhe përfunduan javën e kaluar me një armëpushim të ndërmjetësuar nga Egjipti midis grupeve të rezistencës palestineze dhe Tel Avivit.

Sipas agjencisë së lajmeve Yonhap, Ministria e Jashtme e Koresë së Jugut në një deklaratë tha se qeveria ka në plan të ofronte 1 milion dollarë për të mbështetur aktivitetet e Agjencisë së Kombeve të Bashkuara për Ndihmën dhe Punët për Refugjatët Palestinezë në Lindjen e Mesme dhe 500.000 dollarë për një fond që operohet nga Zyra e OKB-së për Koordinimin e Çështjeve Humanitare.

“Qeveria pret që mbështetja jonë do të ndihmojë palestinezët të kapërcejnë krizën humanitare. Ngushtë do të bashkëpunojmë me bashkësinë ndërkombëtar për të kontribuar në përmirësimin e situatës humanitare”, thuhet nga ministria.​​​​​​​//AA

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb