Numri i infeksioneve të reja nga koronavirusi në Korenë e Jugut ra nën 50, për herë të parë që nga fundi i shkurtit, thanë sot autoritetet shëndetësore.

”Ky numër, 47, ishte në rënie nga 81 raste të reja një ditë më parë dhe i çon infeksionet totale të vendit në 10 228”, sipas Qendrës Koreane për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve.

Tre persona të tjerë vdiqën si pasojë e komplikimeve nga Covid-19, sëmundja e shkaktuar nga virusi, duke sjellë numrin e vdekjeve të vendit në 186.

Raportimi tregon se numri i infeksioneve të raportuara rishtas është stabilizuar në rreth 100 për tre javët e fundit.

Sot, më shumë raste të reja u regjistruan nga kryeqyteti Seul, provinca Gyeonggi dhe qyteti Daegu, që ka qenë epiqendra e shpërthimit në vend deri më tani.

Sipas agjencisë koreano-jugore të lajmee, Yonhap, autoritetet shëndetësore po përpiqen dëshpërimisht të ndalojnë përhapjen e virusit në kryeqytet pasi popullsia është shumë më e madhe dhe e dendur dhe furnizimet mjekësore do të bëhen të pakta nëse shpërthimi do të rritetNumri i infeksioneve të reja nga koronavirusi në Korenë e Jugut ra nën 50, për herë të parë që nga fundi i shkurtit, thanë sot autoritetet shëndetësore.

”Ky numër, 47, ishte në rënie nga 81 raste të reja një ditë më parë dhe i çon infeksionet totale të vendit në 10 228”, sipas Qendrës Koreane për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve.

Tre persona të tjerë vdiqën si pasojë e komplikimeve nga Covid-19, sëmundja e shkaktuar nga virusi, duke sjellë numrin e vdekjeve të vendit në 186.

Raportimi tregon se numri i infeksioneve të raportuara rishtas është stabilizuar në rreth 100 për tre javët e fundit.

Sot, më shumë raste të reja u regjistruan nga kryeqyteti Seul, provinca Gyeonggi dhe qyteti Daegu, që ka qenë epiqendra e shpërthimit në vend deri më tani.

Sipas agjencisë koreano-jugore të lajmee, Yonhap, autoritetet shëndetësore po përpiqen dëshpërimisht të ndalojnë përhapjen e virusit në kryeqytet pasi popullsia është shumë më e madhe dhe e dendur dhe furnizimet mjekësore do të bëhen të pakta nëse shpërthimi do të rritet.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb