Autoritetet shëndetësore të Koresë së Jugut raportuan sot rritjen më të lartë ditore të rasteve me koronavirus në rreth dy muaj, pas një shpërthimi në një qendër shpërndarjeje.

”Dje u raportuan 79 raste të reja, duke e çuar numrin e të infektuarve në 11 344”, sipas Qendrave Koreane për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve (KCDC).

”Numri i viktimave brenda natës nuk pësoi rritje dhe qëndron në 269”, sipas KCDC-së.

Që nga 5 prilli, numri i rasteve ka qenë në rënie, kur u raportuan 81 raste të reja.

Shumica e rasteve të reja janë të lidhura me një infeksion të përhapur në një qendër shpërndarjeje në qytetin Bucheon, jashtë Seulit, njoftoi agjencia e lajmeve e Koresë së Jugut, Yonhap.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb