Pas 10 ditësh, Koreja e Jugut regjistroi përsëri mbi 10 raste të reja të të infektuarve me koronavirusin e ri (COVID-19) brenda një dite.

Sipas agjencisë koreano-jugore të lajmeve, Yonhap, Qendra Kombëtare për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve njoftoi se janë regjistruar 12 raste të reja me koronavirus.

Megjithatë, zëvendësministri i Shëndetësisë, Kim Gang-lip, pas njoftimit të qendrës, deklaroi se janë regjistruar 13 raste të reja.

Gang-lip tha se të gjitha rastet e reja të infektimit javën e kaluar ishin në klube nate në Seul dhe se ishin të lidhura me pacientin 29-vjeçar, i cili të mërkurën rezultoi pozitiv me COVID-19.

Ai porositi se në klubin e natës të cilin e vizitoi i prekuri me virus ishin rreth 1 500 persona.

Ministri Gang-lip theksoi se janë duke hetuar të gjithë personat me të cilët të infektuarit ishin në kontakt, duke shtuar se në ditët në vijim presin rritjen e numrit të të infektuarve.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb