Drejtori i Përgjithshëm në Ministrinë e Punëve të Jashtme të Koresë së Veriut, Jo Chol Su ka reaguar ndaj kritikave të Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara (KS-OKB) për testimin e raketave, njoftoi Agjencia Qendrore e Lajmeve të Koresë së Veriut (KCNA).

Chol Su tha se bazuar në rezolutat e OKB-së, KS-OKB shkeli sovranitetin e Koresë së Veriut dhe zbatoi standarde të dyfishta.

Duke vërejtur se KS-OKB mbajti takime dhe zhvilloi hetime mbi Korenë e Veriut, me paragjykimet e saj dhe duke zbatuar standarde të dyfishta, Chol Su tha se “nuk është aspak i logjikshëm” kundërshtimi i KS-OKB-së vetëm ndaj provave të raketave të Koresë së Veriut dhe mos të kundërshtohen provat e raketave të shteteve tjera.

“Standardet e dyfishta shkaktojnë pasoja më serioze”, tha ai i cili nuk dha informacione se cilat ishin këto rezultate.

Qeveria e Phenianit bëri provën e saj të parë pasi e mori detyrën Biden.

Koreja e Veriut më 21 mars zhvilloi disa prova raketash me rreze të shkurtër.

Zyrtarët e Shtëpisë së Bardhë më 24 mars në deklaratën për gazetarët thanë se raketat lundruese nuk ishin nën rezolutat e KS-OKB-së për të penguar Korenë e Veriut nga programi i saj i armëve bërthamore.

Pas provave SHBA-ja kishte kërkuar mbledhjen e Komitetit të Këshillit të Sigurimit të OKB-së që mbikëqyr sanksionet e vendosura ndaj Koresë së Veriut mbi programin e saj bërthamor.

Këto prova janë të rëndësishme pasi ato janë raketat e para të lëshuara nga Koreja e Veriut pasi mori detyrën presidenti i SHBA-së, Joe Biden.

KS-OKB këtë javë pritet të zhvillojë një takim të mbyllur për mediat për të diskutuar provat e Koresë së Veriut.

KS-OKB që nga viti 2006 ka vendosur sanksione ekonomike dhe ushtarake ndaj Phenianit për shkak të programit të saj bërthamor.//AA

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb