Koreja e Veriut dhe ajo e Jugut kanë shkëmbyer zjarr në kufirin e tyre, pasi një raketë u hodh nga Koreja Veriore në Korenë Jugore.

Sulmi kishte për shënjestër transmetuesit që kundërshtojnë propagandën e Penjanit.

Ministria e Mbrojtjes e Koresë së Jugut ka thënë se kanë shkëmbyer zjarr pasi kanë parë që raketa po vinte nga një trajektore, që lë të kuptohet se është hedhur nga territori i Koresë Veriore.

Të shtënat me artileri nga ana e Koresë së Jugut kanë bërë që raketa të kthehej në anën e Koresë së Veriut.

Koreja Veriore më herët kishte thënë se do të hakmerret kundër atyre që përdorin altoparlantë në Korenë e Jugut, për të transmetuar mesazhe kundër Penjanit.

Në këtë shkëmbim zjarri janë plagosur dy ushtarë të Koresë së Jugut.

(d.b/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb