Grupi Koreano-Verior i hakerave me pseudonimin “Lazarus” është më fitimprurësi në botë.

Që nga 2017-ta janë vjedhur 882 milionë dollarë në monedha kriptografike nga bursat online dhe grupi Lazarus ka qenë më i suksesshmi.

Sipas një raporti të publikuar nga firma me famë botërore e sigurisë kibernetike Group-IB, grupi i hakerave Lazarus me mbështetjen e Phenianit ka vjedhur 571 milion dollarë.

Sulmet e tyre janë realizuar me metoda tradicionale si phishing, inxhinieri sociale dhe maluerë.

Group-ID parashikon që numri i sulmeve të rritet jo vetëm nga Lazarus të cilin e konsideron si më agresivin dhe më të rrezikshmin.

Raporti gjithashtu zbulon se 10% e financimeve të ngritura nga ICO-të janë vjedhur dhe në 56% të rasteve si rezultat i sulmeve phishing, raporton PCWorld Albanian.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb