Koreja e Veriut ka kërcënuar Turqisë se do të goditet nga raketat bërthamore në qoftë nëse vendos të veprojë kundër Rusisë.

Agjencia iraniane Mizan raporton se lideri i Koresë së Veriut, Kim Jong Un premton se do ta fshijë Turqinë nga harta e botës, në qoftë se Ankaraja vazhdon për të ndihmuar Shtetet e Bashkuara dhe ISIS në luftën siriane.

Kërcënimet tregojnë se Koreja e Veriut mbështet plotësisht luftën e Rusisë kundër ISIS-it dhe rebelëve sirian.

Kim Jon Un ka theksuar nëse Turqia përplaset me Rusinë ose të vazhdojë të mbështesë ISIS-in në Siri dhe Irak, Pehniani pa menduar do të nisë një sulm bërthamor kundër Turqisë.

(d.d/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: