Koreja e Veriut ka lëshuar dy raketa balistike, testi i tretë ky i realizuar në dy javë.

Shefi i Shtabit të Përbashkët të Koresë së Jugut tha se ishin dy raketa me rreze të shkurtë (SRBM) të lëshuara në drejtim të lindjes nga province Pyogan-it të veriut në bregun perëndimor të Koresë së Veriut.

Të dy raketat udhëtuan rreth 430 km në një lartësi maksimale prej 36 km, të Koresë së Jugut, njoftoi shefi i Shtabit të Përbashkët.

Nga ana e tij sekretari i kabinetit japonez, Hirokazu Matsuno ka theksuar se aktiviteti i vazhdueshëm ushtarak i Koresë së Veriut, duke përfshirë edhe lëshimet e përsëritura të raketave janë një kërcënim serioz për shoqërinë ndërkombëtare.

“Aktiviteti i vazhdueshëm ushtarak i Koresë së Veriut, duke përfshirë lëshimet e përsëritura të raketave balistike, janë kërcënim për paqen dhe sigurinë e Japonisë dhe rajonit dhe janë shqetësime serioze për të gjithë shoqërinë ndërkombëtare”, tha ai.

Koreja e Veriut këmbëngul se modernizimi ushtarak dhe testet raketore janë të nevojshme për vetëmbrojtje, ndërsa media shtetërore akuzoi SHBA për përshkallëzim të qëllimshëm të situatës me vendosjen e sanksione.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb