Koreja e Veriut ka lëshuar një raketë drejt brigjeve të saj të martën. Kështu pretendojnë të paktën zyrtarë të ushtrisë së Koresë së Jugut. Mediat e huaja shtojnë më tej, se testimet ushtarake ndodhën pasi ambasadori i Koresë së Veriut, tha se në OKB askush nuk mund ta mohojë të drejtën e Penianit për vetëmbrojtje.

Në fillim të këtij muaji Peniani ka testuar raketat balistike dhe ato lundruese.

Por disa ditë më parë edhe Koreja e Veriut kishte shprehur gatishmërinë për t’u angazhuar në bisedime me Jugun.

Ushtria amerikane tha në një deklaratë të martën se ishte në dijeni të lëshimit të raketës, por që nuk përbënte asnjë kërcënim të menjëhershëm për personelin amerikan ose aleatët e saj.

Sidoqoftë, Komanda Indo-Paqësore e SHBA-së tha se nisja “nxori në pah ndikimin destabilizues të programit të armëve të paligjshme (të Koresë së Veriut)”.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb