Prindërit në Korenë e Veriut që lejojnë fëmijët e tyre të shikojnë filma të Hollivudit janë paralajmëruar se do të dërgohen në kampe pune, sipas raportimeve të fundit nga vendi aziatik që ka marrë një qëndrim të ashpër ndaj përmbajtjeve perëndimore.

Edhe pse në të kaluarën, prindërit mund të shpëtonin me një paralajmërim serioz nëse fëmijët e tyre kapeshin duke konsumuar përmbajtje mediatike nga jashtë vendit.

Pheniani tani ka përshkallëzuar përpjekjet e tij për të hequr qafe të gjitha përmbajtjet e huaja nga vendi i Azisë Lindore duke u thënë prindërve se do të përballen me ndëshkime të rënda nëse fëmijët e tyre gjenden duke parë filmat e cilësuar si të paligjshëm.

Prindi i një fëmije të kapur duke parë filma të huaj ose programe televizive do të dërgohet në një kamp pune për gjashtë muaj, por fëmijët e tyre do të duhet të shërbejnë pesë vite sipas mediave britanike.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: