Koreja e Veriut ka prodhuar dhe ka vendosur në struktura të lëvizshme dy raketa të reja ndërkontinentale, që thuhet se po mbahen gati në pritje të një testi.

Lajmi bëhet i ditur nga agjencia e lajmeve të Koresë së Jugut, “Yonhap”, e cila thotë se këto të dhëna për raketat po qarkullojë qëllimisht në media, për t’i dhënë një mesazh strategjik presidentit amerikan Donald Trump, që merr nesër zyrtarisht detyrën.

Agjencia së “Yonhap” citon në mënyrë anonime burime të ndryshme ushtarake koreano-jugore, ndërsa mësohet se bëhet fjalë për dy raketa balistike (ICBMs)

Dy raketat thuhet se janë jo më të gjata dhe 15 metra, më të shkurtra se modelet “KN-08” dhe “KN-14”, me qëllim favorizimin e lëvizshmërisë.
raketa
Si Uashingtoni ashtu edhe Seuli monitorojnë prej kohësh lëvizjet ushtarake të regjimit koreano-verior dhe për momentin nuk ka sinjale për provokime, siç deklaroi një funksionar i Shtabit të Përgjithshëm, Megjithatë nuk përjashtohet mundësia që urdhri për testin me dy raketat të jepet nga momenti në moment

Koreja e Veriut kreu dy teste bërthamore vetëm vitin e kaluar pas atyre në 2006, 2009 dhe 2013. Ajo gjithashtu testoi më shumë se 20 raketa balistike me rreze të ndërmjetme, siç janë raketat Musudan të nisura nga nëndetëset.
(ma.ar/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb