KORE E VERIUT

Në Korenë e Veriut nuk lejohet më mbajtja e qenve në shtëpi. Sipas liderit koreano verior, Kim Jong-un qentë shtëpiak përfaqësojnë “dekadencën kapitaliste” dhe janë pjesë e një trendi” të kontaminuar nga ideologjia borgjeze dhe për këtë arsye ai ka urdhëruar konfiskimin e tyre.

Kështu ka bërë me dije botimi në anglisht i gazetës së Koresë së Jugut ‘Chosun Ilbo’, duke cituar një burim anonim. Sipas kësaj gazete lideri suprem Kim Jong Un, ka vendosur në korrik që gjithë qentë që ndodhen në shtëpitë private, praktikë kjo e përhapur veçanërisht në kryeqytet, të lënë familjet ku janë rritur dhe të mblidhen nga forcat ushtarake.

“Populli i thjeshtë rrit derra dhe bagëti, ndërkohë që zyrtarët e lartë posedojnë kafshë shtëpiake si qentë. Diçka kjo që ka sjellë pakënaqësi te shtresat e ulta”, mësohet të ketë thënë Kim Jong Un. Sipas dëshmive, forcat e sigurisë po kalojnë nga shtëpia në shtëpi për t’u marrë qentë familjeve, edhe me forcë.

Tani, shqetësimi i pronarëve të qenve është se duke pasur parasysh mungesën e ushqimit në vendit, qentë e tyre mund të përfundojnë në restorante dhe të shërbejnë për të ushqyer popullin.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: