Udhëheqësi i diktatorit të Koresë së Veriut Kim Jong-un i ka bërë thirrje ushtrisë që të intensifikojë stërvitjet e testimit të raketave për të simuluar një “luftë të vërtetë”.

Mësohet se diktatori ka mbikëqyrur një stërvitje me zjarr të drejtpërdrejtë që simulonte një sulm në një fushë ajrore të Koresë së Jugut, ndërsa u bëri thirrje trupave të tij që të ishin gati për t’iu përgjigjur armiqve.

Agjencia shtetërore e lajmeve e Koresë së Veriut KCNA tha se një njësi e trajnuar për “misione goditëse” lëshoi një “breshëri të fuqishme në ujërat e synuara” dhe demonstroi aftësinë e saj për t’iu  “përgjigjur një lufte të vërtetë”.

Raportohet se Kim theksoi se nën-njësitë e sulmit me zjarr duhet të përgatiten rreptësisht për përsosmërinë më të madhe në kryerjen e misioneve strategjike, së pari për të penguar luftën dhe së dyti për të marrë iniciativën në luftë.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb