Koreja e Veriut nisi një “predhë të drejtuar taktike të tipit të ri të sapo zhvilluar” të enjten, njoftoi të premten agjencia shtetërore e lajmeve KCNA.

Raporti sugjeroi që udhëheqësi i Koresë së Veriut, Kim Jong Un, nuk e inspektoi nisjen e raketave. Ndërsa, presidenti amerikan Joe Biden tha të enjten Shtetet e Bashkuara mbetën të hapura për diplomaci me Korenë e Veriut me gjithë testet e saj të raketave këtë javë. Kreu i shtetit amerikan vlerësoi se do ketë përgjigje nëse Koreja e Veriut përshkallëzon këto veprime.

“Arma e re bazohet në teknologjinë ekzistuese që ishte përmirësuar për të mbajtur një koke lufte 2.5 tonësh”, njoftoi KCNA.

“Zhvillimi i këtij sistemi armësh ka një rëndësi të madhe në forcimin e fuqisë ushtarake të vendit dhe në parandalimin e të gjitha llojeve të kërcënimeve ushtarake”, ka thënë Ri Pyong Chol, udhëheqësi i lartë i cili mbikëqyri provën, raporton KCNA.

(Balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb