Ri Yong Ho, ministri i Jashtëm i Koresë së Veriut, i cili shërbeu që nga viti 2016, është zëvendësuar, njoftoi sot faqja e lajmeve me qendër në Seul, NK News.

Raporti nuk dha informacione të mëtejshme se kush do të zëvendësonte Ri-në.

Megjithatë u deklarua se pasardhësi i tij ka të ngjarë të zbulohet të enjten ose para të enjtes, ditën kur do të zhvillohet një event për diplomatët.

Ri ndoqi bisedimet bërthamore në Hanoi me presidentin e SHBA-së Donald Trump në muajin shkurt dhe shërbeu si zëdhënës.//ATSH

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb