Koreja Veriore ka testuar dy raketa me rreze të shkurtër të shtunën, deklaruan autoritetet e Koresë Jugore, duke theksuar se ky veprim është “shprehje e forcës” kundër ushtrimeve ushtarake të Koresë Jugore me Shtetet e Bashkuara.

Lansimi i raketave erdhi disa orë pasi presidenti i SHBA-së, Donald Trump tha se ka pranuar “një letër shumë të bukur” nga lideri i Koresë Veriore, Kim Jong Un.

Korea Veriore ka lansuar disa raketa që nga arritja e marrëveshjes mes Kim dhe Trump më 30 qershor për të vazhduar bisedimet rreth denuklearizimit.

Javë më parë, Korea e Veriut ka testuar dy raketa të reja, veprim të cilin e ka quajtur një “paralajmërim solemn” kundër “luftënxitësve në Korenë e Jugut”.

Lideri Kim Jong Un, kishte deklaruar se testimet e armëve janë përgjegjësi e ushtrimeve ushtarake mes SHBA-së dhe Koresë Jugore që po mbahen këtë muaj.

(Balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb