Të martën derbi i Madridit i luajt për herë të tretë në katër vitet e fundit në “Champions League” me Realin që priste në “Bernabeu” Atletico-n.

Si një sfidë derbi dhe një gjysmëfinale e Ligës së Kampionëve, tifozët vendas në koreografinë e tyre gjigande i pritën “miqtë” duke shkruar se “Me thuaj çfarë provohet”? Një pyetje që ka marrë përgjigje nga një tifozë e Atletico-s me një letër që tashmë është bërë virale, raporton gazeta spanjolle “AS”.

Letra e tifozes
carla- letra
“Dje na pyesnit se çfarë provohet. Shikoni, provohet trishtim. Por, për ju. Mbase duhet të pyesni veten: çfarë ndjesie provohet të marrësh pjesë në një koreografi të parafabrikuar të stampuar nga Florentino? Çfarë ndjesie provohet kur, edhe pse po fitohet gjysmëfinalja e Champions League, dëgjohen më shumë 4000 tifozët miq, se 80 000 tifozët vendas? Çfarë ndjesie provohet teksa këndohet: ‘Si t’ja bëj mos të të dua…’ vetëm atëherë kur skuadra shënon, sepse në përfundim është i vetmi moment kur e doni ekipin vërtetë? Çfarë provohet kur futbollisti më i mirë në historinë tuaj ju kërkon me insistim të mos kontestohet e vërshëllehet, por të mbështetet? Tani më thoni çfarë ndjesie provohet të mbështesësh dhe bësh tifozllëk për një skuadër vetëm për Kupat që ka në vitrinë, në vend të dëshirës dhe kënaqësisë së thjeshtë, për ta parë të luajë çdo të dielë? Çfarë ndjesie provohet të jetosh pa passion? Unë e di shumë mirë se çfarë ndjeva kur pashë koreografinë tuaj: Krenari. Krenari të dish që nuk do të jemi kurrë si ju. Dhe kjo është një fitore e madhe”, citon letra e tifozes së Atletico Madrid në replikë të banerit të tifozerisë së Real Madrid.

(e.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb