Në Sao Paolo, shteti brazilian më i goditur nga koronavirusi, dy klubet kanë regjistruar të paktën 28 të infektuar nga anëtarët e tyre. Te Korinthiasi, që është ekipi i dytë më me shumë tifozë në vend, kanë rezultuar pozitivië ndaj Covid-19 21 lojtarë dhe 13 anëtarë të stafit.

Sot skuadra do të rinisë stërvitjen, ku do të mungojnë tetë lojtarë, të cilët po vijojnë të mbahen nën vëzhgim. Ndërkohë, edhe Palmeirasi ka raportuar për katër lojtarë të infektuar dhe një anëtar të stafit.

Guvernatori i Sao Paolos, Zhoao Doria, ka autorizuar rifillimin e stërvitjeve si dhe një heqje të pjesshme të masave shtrënguese në qytet, por ka paralëjmëruar se nëse do të ketë një rritje të shifrave, izolimi social do të rikthehet. Brazili numëron deri më tani mbi 1 milion të infektuar dhe gati 51 mijë të vdekur nga Covid-19.

(Balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb