Në provincën e Hubei ka pasur një rritje të numrit të të infektuarve këtë mëngjes në krahasim me përditësimin e djeshëm, duke e çuar nga 411 në 631 numrin e të prekurve, prej të cilëve 220 raste janë regjistruar në burg.

Të dhënat e fundit, sipas komisionit të shëndetësisë lokale, paraqesin një përmbysje të tendencës së rënies së të infektuarve pas llogaritjes së 3 ditëve të fundit.

Numri i përgjithshëm në provincë, epiqendra e epidemisë, e kalon tani 62.600 raste, ndërsa numri i të vdekurve e ka kaluar 2.118.

(da.xha/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb