“Niblo po sigurohet që unë të jem mirë dhe në këmbim kërkon pak argëtim ‘macesh!’. Kështu shkruan Anthony Hopkins që komenton ironikisht videon e shpërndarë në rrjetet sociale, ku shfaqet teksa filmon veten dhe i bie pjanos me mikun e tij më të mirë, macen Niblo, që mban në prehër.


Hopkins, fitues i çmimit Oscar në 1992 është shumë aktiv në rrjetet sociale dhe nuk është hera e parë që poston video, ku i këndon mikut të tij besnik Niblo.

Në keto momente edhe aktori ndodhet në vet-izolim në shtëpi për emergjencën e koronavirusit dhe për të shtyrë kohën, muzika së bashku me pasionin e tij më të madh kinemanë, është bërë mënyra më e mirë për të kaluar kohën, për të dhe Niblo e tij.

(da.xha/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb