Në Brazil, gjatë 24 orëve të fundit janë shënuar 206 viktima si pasojë e koronavirusit.

Numri i përgjithshëm i të vdekurve në vend ka shkuar në 2 347, ndërsa janë regjistruar 2 917 raste të reja, duke e çuar në 36 599 numrin e përgjithshëm të rasteve, thuhet në deklaratën e ministrisë së Shëndetësisë.

Brazili, popullsia e të cilit arrin në rreth 210 milionë banorë është një nga vendet më të prekura nga COVID-19 në Amerikën Latine.

(da.xha/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb