California ka deklaruar gjendjen e emergjencës pas njoftimit të viktimës së saj të parë nga koronavirusi dhe ka vënë në karantinë në brigjet e saj një anije krocere me 3500 persona në bord.

Një 71 –vjeçar ka vdekur në një spital në zonën e Sacramentos, pas problemeve që kishtë shfaqur me shëndetin dhe që ishte pasagjer i anijes. Në të gjithë Amerikës janë të paktën 159 raste me koronavirus dhe 11 viktima.

(da.xha/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb