Justin Bieber dhe bashkëshortja e tij Hailey janë transferuar në Kanada, vend i origjinës së këngëtarit, për tu vet-izoluar në një shtëpi në pronësi të Bieber.

Dhe pikërisht nga atje ku ndodhen, të dy kanë postuar foto ku shfaqen teksa puthen në mënyrë pasionante: Kjo është partnerja ime e karantinës’, shkruan Justin.

Të dy arritën të ‘arratisën’ nga Los Angeles me një jet privat, përpara se të mbylleshin kufijtë, si masë parandaluese për përhapjen e Covid-19. Sipas një burimi pranë çifiti, siç shkruan revista amerikane People, çifti i bashkëshortëve kanë pikërisht në Ontario, Kanada, një vilë të izoluar në mes të natyrës’. Ska gjë më të mirë se ai vend për të kaluar periudhën e izolimit. Kanë ndërmend të qëndrojnë në Kanada deri kur të jetë e sigurtë për të gjithë, që të kenë një jetë normale’, shton burimi për People.

(da.xha/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb