Edhe Sylvester Stallone dhe familja e tij duket se janë fansa të mëdhenj të ‘Tiger King’, seritë që tregojnë një përleshje mes menaxherit të kopshtit zoologjik dhe Carole Baskin, pronarja ambjentaliste e Bog Cat Rescue.

  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri

Ylli i ‘Rocky’, 73 vjeç, bashkëshortja dhe vajzat Sistine, Sophia dhe Scarlet kanë vendosur që gjatë karantinës të vishen nën petkun e personave të show. Stallone ka postuar një video në profilin e tij Instagram në të cilën ai dhe familja e tij vënë në skenë një pjesë të vogël të filmit.


‘Tiger King’, tregon historinë e vërtetë të përshtatur në botën e të apasionuarve të macave të mëdha, një kategori e pabesueshme, shumë e madhe në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Bëhet fjalë për 7 episode të përqëndruara në një personazh piktoresk me emrin Joe Exotic, gay, i veshur gjithmonë si kauboj, me flokë të lyera të verdha, i nxirë në lëkurë dhe i mbushur me tatuazhe dhe pircing, themelues i një kopshti zooligjik në Oklahoma kushtuar tigrave dhe të tjerëve të ngjashëm me to, me të cilët ndërtohet një perandori e vogël. Kundër tij vendoset Carole Baskin, trashëgimtare e pasurisë së bashkëshortit të vdekur, animaliste dhe armike e Joe, pronar i parkut ‘për shpëtimin e tigrave’, ku pavarësisht kësaj ka gjithmonë nëpër kafaze tigra.

Të gjithë pjesëtarët e familjes Stallone shfaqen në video si përsonazhe të filmit të famshëm dhe look-u i tyre duket perfekt.

(da.xha/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb