Në pritje të vendimit që do të marrë UEFA për Euro 2020, simotra e saj e basketbollit europian ka vendosur të pezullojë të gjitha aktivitetet e programuar në kalendarin vjetor. Në këtë mënyrë, ndërpriten menjëherë Euroliga dhe Eurocup. Një masë drastike, por siç lexohet në njoftimin zyrtar të federatës ndërkombëtare të basketbollit, vjen si pasojë e situatës së rëndë të përhapjes së Coronavirus.

Fiba
Fiba

FIBA ka urdhëruar të gjithë organizatorët të ndërpresin ndeshjet në program dhe të pezullohen të gjitha aktivitetet në vazhdim. Ashtu si në rastin e futbollit, tashmë edhe kalendarët e basketbollit europian do të rishikohen në mënyrë që të arrihet deri te mbyllja e kompeticioneve.
(balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb