Policia greke raportoi sot se në të gjithë vendin ishin gjobitur dje 2 286 persona për shkelje të shtetrrethimit, i vendosur për të frenuar përhapjen e koronavirusit në vendin ballkanik.

Ajo shtoi se katër persona ishin arrestuar për funksionimin e paligjshëm të dyqaneve dhe bizneseve të tjera.

Konkretisht, policia tha se shkelje të shtetrrethimit janë regjistruar në rajonin e Atikës (796), në Selanik (281), në Greqinë Perëndimore (207), në Maqedoninë Qendrore (167), në ishujt Jonianë (142), në Kretë ( 123), në Thesali (117), në Epir (82), në Greqinë Qendrore (69), në Maqedoninë Lindore dhe Thrakë (69), në ishujt e Egjeut Jugor (67), në ishujt e Egjeut Verior (35) dhe në Maqedoninë Perëndimore (29).

Sipas saj, që nga 23 marsi, dita e parë e vendosjes së bllokimit, ka pasur gjithsej 29 141 shkelje.

Policia bëri gjithashtu katër arrestime për funksionimin e paligjshëm të lokaleve të biznesit, duke vërejtur se 378 persona janë arrestuar në total që nga 12 marsi, ditën e parë të masave që kufizonin funksionimin e dyqaneve.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb