“Të lëvizësh në San Francisco në këtë kohë pandemie të bën të dridhesh. Për fat pak persona janë në rrugë, por është shumë e rëndë të shohësh dyqanet e mbyllura’. Dan Denegre, i agjencisë Space Race Studio, tregon kështu atmosferën surreale që po jetohet në San Francisco për shkak të virusit vdekjeprurës.

Denegre ka filmuar qytetin me një dron, ku shfaqen rrugët dhe trotuaret e boshatisura. Gjithçka është e palëvizshme në qytetin kalifornian dhe fytyra e vetme nëpër rrugët e qytetin është ajo e aktivistet Greta Thunberg e pikturuar në muret e pallateve.

Në Shtetet e Bashkuara të Amerikës rritet numri i të prekurve nga koronavirusi. Në datën 27 mars 2020 numri i të prekurve e ka kaluar atë të Kinës. Janë më shumë se 85 mijë amerikan që kanë dalë pozitiv me virusin.

(da.xha/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb