Rastet me koronavirus në Shtetet e Bashkuara të Amerikës e kanë kaluar kuotën 7.5 milion, raporton Johns Hopkins University, sipas së cilës vendi sot numëron 7. 500.964 të infektuar, përfshirë 210.886 të vdekur.
‘Vatra me virusin në Shtëpinë e Bardhë mund të ishte evituar dhe kjo është prova që kjo pandemi nuk është sajesë’, ka thënë Anthony Fauci, imunolog, anëtar i task force dhe administrimit amerikan kundër Covid-19, sipas asaj që raporton Cnn. ;Hidhini një sy asaj që ka ndodhur këtë javë në Shtëpinë e Bardhë.

Ky është një realitet dhe çdo ditë që kalon dalin më shumë persona të infektuar’, ka thënë Fauci në një takim me studentë të American University:’Kjo nuk është një lojë. Është një situatë e pakëndshme kur shohim gjëra të tilla, sepse kjo mund të ishte evituar’.

Teksa i përgjigjej pyetjeve të studentëve, që i kërkonin çfarë t’i thoshin të afërme dhe miqve që nuk besonin në këtë pandemi, Fauci shtoi: ’Në këtë moment kemi 210.000 persona që kanë vdekur dhe më shumë se 7.5 milion të infektuar. Në nivel global, ka më shumë se 1 milion persona që kanë vdekur. Kjo nuk është shaka por një realitet’.

(da.xha/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb