Një ushtri e tërë punëtorësh dhe dhjetëra buldozierë janë në punë në një zonë në perëndim të Wuhan, në provincën e Hubei, që dikur ishte një qendër pushimi.

Sipas mediave kineze, do të duhet dhjetë ditë për të mbaruar spitalin e ri me 1000 vende dhe 25 000 metra katrorë sipërfaqe për të vendosur këtu të sëmurët me koronavirus. Spitali do të fillojë funksionimin në 3 shkurt.

Është në 2003, në kohën e virusit Sars, më shumë se 7000 punëtor kanë ndërtuar në vetëm një javë spitalin e Xiaotangshan, pranë Pekinit. Koronavirusi i shfaqur në Kinë në 31 dhjetor ka marrë deri tani 106 jetë njerëzish dhe ka infektuar rreth 2744 të tjerë.

Videoja e pabesueshme e regjistruar në fillim të punimeve, tregon se si shumë buldozierë, që duken si lodra, punojnë pa pushim për të mbaruar në kohë rekord spitalin.

(da.xha/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb