Spanja regjistron sot një tjetër rënie të të vdekurve si pasojë e COVID-19, me 510 në 24 orë duke e çuar në 16 353 numrin total të të vdekurve në vend, njoftoi Ministria e Shëndetësisë.

Bilanci ditor u ul kështu për të tretën ditë radhazi.

Bëhet fjalë për numrin më të ulët të të vdekurve në 24 orë që prej 23 marsit, ndërkohë që Spanja është vendosur në një kufizim shumë strikt që prej katër javëve.

Më shumë se 1,7 milionë raste me koronavirusin e ri (COVID-19) janë diagnostikuar zyrtarisht në mbarë botën.

Gjithsej 1 700 378 raste me COVID-19 janë regjistruar deri më tani në mbarë botën, sipas faqes së internetit “Worldometer”, e cila përpilon të dhënat në lidhje me pandeminë.

Numri më i madh i rasteve është regjistruar në SHBA, me 502 876 pacientë deri më tani, ndërsa pas saj radhiten Spanja me 158 577 raste, Italia me 147 577, Franca me 124 869 dhe Gjermania me 122 171 raste.

(da.xha/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb