Përhapja e virusit Covid-19 në të gjithë botën ka përmbysur kalendaret dhe përshtjelluar axhendat e kompeticioneve sportive. Shuimë turne ndërkombëtarë janë pezulluar, kampionate lokalë janë ndërprerë dhe të tjerë pritet të ndjekin të njëjtën rrugë nëse situata nuk njh përmirësim. Pas kampionatit zvicerian të mbyllur prej disa ditësh, edhe Seria A vendosi të ndërpresë ndeshjet.

Talksport Sporting Events And Coronavirus
Talksport Sporting Events And Coronavirus

Ndërkohë edhe në shtete të tjera të Europës, si Gjermani, Spanjë, Francë, Angli dhe Portugali po diskutohen masat që do të merren. Opsionet janë të njëjta: ndeshje me dyer të mbyllura deri në pezullim. Duke qëndruar te futbolli që ka edhe impaktin më të madh botëror, këto masa detyrojnë FIFA dhe UEFA të rishikojë kalendarin e turneve. Një skenar që po merr jetë ditët e fundit ka të bëjë me shtyrjen në kohë të kompeticioneve. Kështu, duke marrë parasysh versionin italian, nëse situata përmirësohet deri në 3 prill, atëherë kampionati do të shtyhet deri në mes të qershorit.

25310340 0 Image A 14 1582881541581
25310340 0 Image A 14 1582881541581

Më pas lojtarët do të bëjën 20 ditë pushim dhe më pas do të impenjohen në finalet e Euro 2020 që duhet të nisë në gusht. Kjo do të sillte edhe shtyrjen e Ligës së Kombeve, që sipas kalendarit aktual duhet të nisë në shtator. Ky është vetëm një skenar, teksa gjithçka do të varet nga përhapja apo izolimi i Coronavirus.
(balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb