Lionel Messi dhe shokët e tij të skuadrës janë gati të heqin dorë nga një pjesë e rrogës së tyre te Barcelona. Skuadra e parë blaugrana dhe klubi kanë arritur një marrëveshje në këtë moment të vështirë për shkak të Coronavirus. Sipas “Sport”, senatorët e Barcelonës si Messi, Busquets, Sergi Roberto dhe Piqué kanë rënë dakord për uljen e rrogës së tyre.

Fbl Esp Liga Barcelona Real Sociedad
Fbl Esp Liga Barcelona Real Sociedad

Duke qëndruar në atë që raporton e përditëshmja katalunujase, për momentin kjo masë është vetëm për ekipin e parë. Ndërkohë, presidenti Bartomeu ka programuar një sërë video-konferencash me UEFA për të gjetur një formulë të njëjtë për klubet e të gjitha ligave europiane.
(balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb