Muzika si një gjuhë universale për t’i thënë faleminderit operatorëve shëndetësor dhe të gjithë atyre që janë impenjuar në linjë të parë në luftën kundër pandemisë së COVID-19.

  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri

Larg nga turmat e stadiumeve dhe nga ulërimat e fansave është mbajtur “One World Together at Home”, eventi-koncert i organizuar nga Lady Gaga, që ka bërë bashkë rreth 70 artistë nga e gjithë bota, për të performuar nga shtëpitë e tyre në solidaritet me Organizatës Botërore të Shëndetësise dhe të gjithë ata që janë detyruar të ‘mos qëndrojnë në shtëpi’ duke rrezikuar jetën e tyre në këtë pandemi.

Eventi i krahasuar me një Live Aid të shekullit të 21-të, është prezantuar nga Stephen Colbert, Jimmy Kimmel dhe Jimmy Fallon dhe ka arritur të mbledhë rreth 128 milion dollarë. Nisjen e eventit e ka bërë Miss Germanotta që i ka ftuar të gjithë të qeshin duke u intonuar në piano me ‘Smile’ të Nat King Cole.

Në skenën virtuale dolën Stevie Wonder, Hozier, i Killers, Paul McCartney, që këndoi një version të “Lady Madonna”, Adam Lambert, Rita Ora, Lizzo, Billie Joe Armstrong i Green Day, Alanis Morissette, Chris Martin, Idris Elba, Keith Urban,Nicole Kidman. Jimmy Fallon. Më pas David e Victoria Beckam, Elton John,që nga kopshti i shtëpisë së tij këndoi “I’m still standing”.

Pastaj Rolling Stones, Shawn Mendes së bashku me Camila Cabello, Eddie Vedder, Beyonce që ka nënvizuar që virusi në Amerikë po godet më shumë komunitetit afro-amerikan, Jennifer Lopez, Sam Smith dhe Zucchero që këndoi “Everybody’s Got to Learn Sometimes”, koverin e Korgis, të përkthyer në italisht (të publikuar nga “Zu & Co.” në 2004). Kantautori italian ka përshëndetur publikun duke thënë: ’Mënyra e vetme që mund ta fitojmë këtë luftë të padukshme është të qëndrojmë të bashkuar dhe të ndjekim rregullat që na kanë vënë qeveritë tona dhe OBSH. Në këto momente muzika është gjithmonë në zemrat tona”.

(da.xha/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb